INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja notat e futbollistë tanë ndaj Maqedonisë

Ja notat e futbollistë tanë ndaj Maqedonisë

Publikuar më: 14:45 06-09-2016

Kjo është padyshim ndeshja më e dobët e Shqipërisë në erën De Biasi, por shiu dhe Balaj i dhanë bekimin për të thënë që kjo skuadër nuk shkoi rastësisht në Europian. Përgatitja jo shumë e mirë fizike e disa futbollistëve, si edhe disa paqartësi teknike të trajnerit, shtynë festën për fitoren e parë të edicionit të ri kualifikues.

Vlerësimet

Berisha 7 – Do kishte marrë një notë shumë të ulët, në rast se nuk do kujtojmë që në 15 minutat e fundit, ato të luajtura të martën, bëri një pritje vendimtare në minutat shtesë. I rikthehet një siguri që i kish munguar prej kohësh.

Hysaj 6 – Ndoshta është futbollisti me kondicionin më të mirë fizik për momentin, por nuk është shumë i qartë taktikisht. Loja mbrojtëse është e sigurt, por veprimet sulmuese janë limituar në krosime të lexueshme për kundërshtarët.

Gjimshiti 5 – Shumë pak koordinim në veprime me shokët e skuadrës dhe në disa raste tregoi pasiguri. Nuk ishte një ndeshje e mirë për të.

Mavraj 6 – Tanimë është kthyer në një lider të repartit defensiv dhe skuadra pret shumë prej tij. Disa herë është shfaqur i padisiplinuar, duke prishur rreshtimin. Në 15 minutat e luajtura të martën, tregoi më shumë personalitet.

Agolli 6.5 – Edhe pse në disa raste në 45 minutat e para u befasua nga lëvizjet me top pas shpine të kundërshtarit, ndryshoi shumë në lojën e tij dhe i dha besim skuadër edhe në daljet në sulm.

Kukeli 5.5 – Një gabim në pasim prej tij i dha mundësinë kundërshtarëve të na barazonin. Por gjithsesi ishte futbollisti rregullator i veprimeve të skuadrës në të dyja veprimet, sulmuese dhe mbrojtëse.

Abrashi 5 – Ishte shumë larg Abrashit të Europianit. Shumë pasime të gabuara dhe pak agresivitet në veprimet mbrojtëse. Trajneri vendosi ta largojë më shpejt nga loja.

Xhaka 6 – Nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, por shpirti i garës ka dominuar mbi të gjitha në lojën e mesfushorit . Trajneri ka gjetur besim te veprimet e tij, duke e vendosur në shumë pozicione.

Hyka 5 – Përveç disa veprimeve individuale pa jetë, loja e tij la për të dëshiruar. Ndoshta edhe trajneri De Biasi nuk ka qenë shumë i qartë në detyrat që i ka ngarkuar.

Gashi 4.5 – Duket si një hije e vetvetes dhe për 60 minuta nuk la aspak shenjë. Trajneri u mundua që ta spostonte disa herë në fushë, por pa mundur të marrë asgjë prej tij.

Sadiku 7 – Një gol autori ai i minutës së 9, ndalim, marrje dhe gjuajtje perfekte, për një sulmues që tani kërkon t’i japë shumë skuadrës. Edhe në minutat më vendimtare këmbëngulja e tij ishte shumë e madhe.

Balaj 7 – Edicioni i fundit nisi me golin e tij dhe fati ishte me Shqipërinë, një tjetër dol vendimtar i tij i jep mundësinë tani të jetë në rrugën e duhur, për një tjetër edicion.

Roshi – Aktivizim i pakët për të kërkuar më shumë. Në momentet e shënimit të golit të avantazhit, kreu veprime të mira.

Memushaj – Është një fantazist për të cilin skuadra ka nevojë të jetë i pranishëm në çdo ndeshje.

De Biasi 6 – Fituesi nuk gjykohet, por ndoshta disa paqartësi të trajnerit kanë vonuar në arritjen e fitores. Në pritje të gjetjes së formës së futbollistëve, duhet të qartësojë edhe mënyrën e lojës, sigurisht edhe në varësi të kundërshtarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051