Në fillim po trajtoheshin thjesht si disa zëra, por pas reagimit të vetë Ermalit, rezulton se ky lajm është i vërtetë.
Ermal Mamaqi e nisni bashkëpunimin me Digitalb me emisionin “ 6 ditë pa Ermalin” dhe duket se do ta vazhdojë këtë bashkëpunim me televizonin Klan. Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj, ka mbyllur gjatë paradites së sotme marrëveshjen 3 vjeçare me Ermalin. Ky i fundit tashmë do të kthehet në një figurë të televizionit Klan dhe me siguri do ta rrisë dukshëm shikueshmërinë e këtij televizioni. Do të keni mundësinë ta shihni Ermalin në këtë ekran çdo të shtunë me emisionin “6 ditë pa Ermalin” me të cilin gozhdon para ekranit mijëra teleshikues. Shifra pritet të mësohet në vazhdim por e sigurtë është që ka qenë mjaft tunduese Reagimi i vetëm i Mamaqit për këtë kalim ka qenë ky: “Zgjodha televizionin më të shikuar në Shqipëri!”.