INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pajisja që përdorin hajdutët e makinave, çaktivizon çdo lloj alarmi

Ja pajisja që përdorin hajdutët e makinave, çaktivizon çdo lloj alarmi

Publikuar më: 08:16 19-05-2016

Policia italiane ka zbuluar mënyrën me të cilën hajdutët e makinave arrijnë të ndezin mjetet pa pasur nevojë për çelës dhe duke shmangur alarmin.

Pajisja në fjalë është një copë plastike më e vogël se një monedhe 2-centëshe, por mund të ndezë një makinë në pak sekonda.

Dispozitivi i vogël elektronik është sekuestruar një ditë më parë nga Policia Rrugore e Romës në garazhin e një shtëpie, pronarët e të cilës kishin denoncuar vjedhjen e tri makinave.

Mjetet në fjalë, gati për t’u hedhur në tregun e zi të pjesëve të këmbimit, janë gjetur falë sistemit të alarmit kundër vjedhjes.

Pajisja e vogël elektronike ka një çip, i cili neutralizon sistemin e alarmit.

Si funksionon

Çipi “Rfid” bën të mundur komunikimin e çelësit me telekomandën. Një sekuencë kriptografike del nga çelësi dhe përfundon te pulti, i cili aktivizohet.

Një pajisje e tillë në duart e një “specialisti” bën që në më pak se një orë, makina të mund të zhvendoset nga vendi ku është parkuar, pa u dëgjuar asnjë lloj alarmi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025391578674316