Italia u zgjua nga lëkundjet mëngjesin e sotëm, ku një tërmet i fuqishëm prej 6.6 ballësh tronditi Italinë qendrore dhe shumë qytete të tjera. Menjëherë janë marrë masa nga autoritetet vendase, të cilat kanë mbyllur kështu metronë e Romës për të evituar viktima në rast të një tërmeti të dytë. Mirëpo pas gjithë këtyre shkatërrimeve dhe dëmeve materiale ende nuk ka raportime zyrtare për viktima.