INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja për çfarë do të përdoret droni në të ardhmen

Publikuar më: 12:31 09-01-2016

Deri tani jemi mësuar të shohim drone të zakonshme në fluturim që përdoren në masë për qëllime të ndryshme, por kompania China’s EHang ka prezantuar një dron të veçante në CES 2016, që na bën të ndryshojmë konceptin që kemi pasur deri tani për dronët.Droni EHang 184 është i pari dron i prezantuar me funksion transportin e njeriut.


Ajo çfarë është kryesorja qëndron në faktin se ky dron ofron një siguri tepër të lartë me vetëkontroll dhe një teknologji të avancuar. Ai arrin të qëndrojë në ajër për rreth 23 minuta me një shpejtësi deri në 65 milje në orë.Vlen të theksohet se droni “Ehang” është akoma në faza testimi dhe kompania nuk ka dhënë një datë të saktë se kur mund ta shikojmë atë në qiejt tonë.


Për më shumë ju ftojmë të shikoni videon:

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725