INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja përse filmi më i fundit i Tarantinos do të ndryshojë kinemanë

Ja përse filmi më i fundit i Tarantinos do të ndryshojë kinemanë

Publikuar më: 12:43 24-05-2019

Filmi i ri i Quentin Tarantino mori shumë lëvdata dhe fjalë të mira nga kritika. U përkufizua si një këngë dashurie në Hollywood, një evolucion në shkrim i autorit, i ndryshëm por gjithsesi i jashtëzakonshëm, për një film të nëntë fantastik.

Ata me fat që panë “Once upon a time in Hollywood” në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Cannes asistuan në projektimin e shkurtuar, të kërkuar nga vetë Tarantino, për të qenë në kohë në Croisette.

Filmi realisht është menduar që të zgjasë 2 orë e 39 minuta, por me sa duket Tarantino nuk është dhe aq i kënaqur dhe mendon të rikthehet në dhomën e montazhit për të bërë një tjetër modifikim, më të gjatë, përpara se të dalë në kinema më 26 korrik.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434