INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja përse HTC dhe Sprint po bashkpunojnë

Ja përse HTC dhe Sprint po bashkpunojnë

Publikuar më: 12:37 28-11-2018

Sprint po bashkëpunon me HTC-në për të bërë një "hotspot të zgjuar" të lëvizshëm që do të funksionojë në 5G vitin e ardhshëm. Është produkti i dytë që Sprint ka njoftuar për rrjetin e vet të ardhshëm të gjeneratës së ardhshme.

Pajisja është krijuar nga Sprint, HTC, dhe Qualcomm në një përpjekje të përbashkët. Do të përdorë një modem Qualcomm Snapdragon x50 5G me aftësi LTE dhe 5G. Pajisja do të vijë tek konsumatorët amerikanë në gjysmën e parë të vitit 2019. Një hotspot i zgjuar duket se nënkupton që pajisja mund të përdoret si një mënyrë për të patur internet në celular.

Instagram Banner

Në gusht, Sprint njoftoi se po punonte me LG për të lëshuar një smartphone 5G për rrjetin e tij , kjo brenda gjysmës së parë të vitit 2019. Sprint planifikon që së pari të lançojë shërbimin 5G në nëntë qytete, duke përfshirë Atlanta, Çikago , Dallas, Houston, Kansas City dhe New York City.©️insmart.al

Më shumë në këtë kategori: « Problemet në WhatsApp nuk kanë fund
»
Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387