INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja përse nuk duhet të qëndroni shumë gjatë ulur

Ja përse nuk duhet të qëndroni shumë gjatë ulur

Publikuar më: 10:13 01-08-2018

Kërkimet e reja kanë treguar se të ndenjurit ulur 8 orë në ditë mund të rrisë me 60% rrezikun e një vdekjeje të parakohshme.

Por shkencëtarët thonë se thjesht një shëtitje prej një ore mund të ndryshojë dëmin e të ndenjurit ulur për periudha të gjata. Sipas tyre, njerëzit që merren me aktivitete fizike me “intensitet të moderuar,” rreth 60-75 minuta çdo ditë, arrijnë t’i korrigjojnë rreziqet e të ndenjurit ulur gjatë.

Mosbërja e ushtrimeve fizike dhe të ndenjurit ulur gjithë ditën janë po aq të rrezikshme sa pirja e duhanit ose të qenurit mbipeshë.

Ulf Ekelund, i universitetit “Shkolla Norvegjeze për Shkencat Sportive”, një nga autorët e studimit me te fundit thotë: “Aktiviteti fizik mund të përshkruhet si një pilulë magjike sepse mund të parandalojë gati të gjitha sëmundjet jo-ngjitëse. Nëse rri ulur për më shumë se 8 orë në ditë, do të ishte mirë të bënit ushtrime fizike për më shumë se gjysmë ore në ditë, ose 150 minuta në javë, që është koha e rekomanduar”

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043