Zjarrfikësi Afrim Kallari dyshohet se ka vrarë të vëllanë, Elmirin për mbjellje kanbis. Ngjarja që ndodhi pasditen së enjtes ishte shumë e rëndë dhe sipas Panoramës, viktima mendohet se donte të mbillte drogën në tokën e përbashkët të familjes në Valias. Mendohet se efektivi i zjarrfikëses së Kombinatit nuk ka dashur, që i vëllai të merrej me kultivim të lëndëve narkotike dhe fillimisht janë përplasur fizikisht.
Edhe pse fillimisht u raportua se konflikti nisi për pronën, pista e dyshimeve ndryshoi kur policia bëri kontrollin e banesës. Ata gjetën në një magazinë pranë saj 70 pako me bimë narkotike. Menjëherë janë marrë në pyetje nëna dhe babai i dy vëllezërve, të cilët thanë se nuk dinin gjë për drogën e gjetur.