Mosha është thjesht një numër për Buffon. Gigi padiskutim ka qenë një ndër pikat kryesore të kësaj Italie për vite me rradhë, e kjo bën që ta përjetojë më shumë se të gjithë si fitoren ashtu edhe humbjen. Mbrëmjen e kaluar Buffon, humbi ndeshjen çerekfinale ndaj Gjermanisë pas penalltive dhe shpërtheu në lot. Një lojtar është i madh, kur sillet si i tillë edhe jashtë fushe, e këtë gjë na e vërteton më së miri portieri 38 vjeçar i Italisë. Ja videoja, kur Buffon i përqafon tifozët në shenjë falenderimi.