INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja personat me të cilët  po shoqërohen Tuna dhe Cozman pas ndarjes  [FOTO]

Ja personat me të cilët po shoqërohen Tuna dhe Cozman pas ndarjes [FOTO]

Publikuar më: 14:40 09-06-2016

 Ata të dy ishin një ndër çiftet më të përfolura të Showbizz-it.

Kishin formuar një dyshe aq solide si në muzikë ashtu edhe në jetë  saqë vështirë të besohej se një ditë  do të ndaheshin. Por ja që as Tuna dhe as Cozman nuk e shpëtuan dot lidhjen e tyre  duke e çuar atë deri në ndarje. Periudhën e ndarjes secili prej tyre e ka përjetuar në mënyrën e tij. Cozman është gjendur shpesh mes Londrës dhe Prishtinës mes shokëve ndërsa Tuna duket se ka rënë në qetësi sepse pas klipit të fundit “Dy tima” (për të cilën flitet se ia ka kushtuar Cozman-it), është tërhequr edhe nga koncertet. Por ja që si Tuna ashtu edhe Comzan pas ndarjes janë parë shpesh në shoqërinë  dy personave veçanërisht. Tuna është gjendur në shoqërinë e mikut të saj të vjetër Adrijan Gaxha. 

Ata të dy i shihje bashkë edhe në shumë evente. Ndërsa Cozman është fotografuar nën shoqërinë e bukuroshes Morena Taraku. Nëse Tunën dhe Adrijanin i bashkon shoqëria e vjetër, Cozmanin dhe Morenën i bashkon fitnesi. Ka qenë pikërisht trajneri i tyre (i përbashkët) që i ka bashkuar në këtë shoqëri. Nuk e dimë nëse nga këto shoqëri të reja të ish çiftit do të lindin bashkëpunime apo ndjenja të reja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822