INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja personi më i vjetër që do thyejë Guiness? Zbuloni sekretin e jetgjatësisë

Ja personi më i vjetër që do thyejë Guiness? Zbuloni sekretin e jetgjatësisë

Publikuar më: 13:20 18-05-2018
Të paktën kështu rezulton dokumenti i tij se ai është 121 vjeç, por e ndien veten sikur të ishte gati të 80-ve. Mosha është vetëm një numër për 121 vjeçarin.
Çertifikata e lindjes së Manuel Garcia Hernandez thotë se ai ka lindur më 24 dhjetor 1896, por asnjëherë nuk ka dashur të thyejë rekordin.
Ndonse në këtë moshë ai është tepër aktiv dhe vijon të kujdeset për fermën e pulave të tij. 
 
Garcia, i cili mund të jetë njeriu më i vjetër në botë, kurrë nuk ka marrë mundimin që të telefonojë Guinness World Records për ta bërë atë zyrtare.
Por nëse dokumentet e tij janë të sakta, ai është më shumë se tetë vite më i madhe se Masazo Nonaka i Japonisë, njeriu që aktualisht mban titullin, i lindur më 25 korrik 1905.
 
"Jam i lumtur, por ndihem i lodhur. Po bëj një përpjekje, sepse nëse rri gjithë kohës në krevat apo ulur në karrige, atëherë do të sëmurem."
 
Ai tha se shpreson të jetojë deri në moshën 125 vjeçare.
Gracia tha se çelësi për një jetë të gjatë është: fjetja mirë, zgjimi herët, të ngrënit shëndetshëm, konsumimi i sa më shumë vitaminave dhe puna."
Ai ngrihet çdo mëngjes në orën 5:30 dhe fillon ditën me banane, tërshërë dhe dy vezë, pastaj shkon jashtë për të ushqyer për pulat e tij.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057