INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja personi i parë që përfundon lojën Pokemon Go

Ja personi i parë që përfundon lojën Pokemon Go

Publikuar më: 13:10 31-07-2016

Jo vetëm njerëzit e thjeshtë por edhe ata publikë, janë infektuar nga Pokemon Go, dhe vrapojnë nëpër sheshe e rrugë për të kapur Pokemon-ët. Nëse të gjithë nuk i ze gjumi, nga meraku për këtë lojë, Nick Johnson e ka përfunduar atë.

28 vjeçari nga Brooklyn i SHBA-së është zyrtarisht i pari lojtar i pasionuar që ka kompletuar lojën duke arritur të koleksionojë 142 Pokemon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arritja e tij natyrisht kërkoi angazhim , përkushtim dhe pse jo edhe disa pagesa financiare pasi për të kapur një Pokemon të rrallë atij iu desh të merrte një makinë me qira për ta ndjekur.

Si përfundim  Nick ka bërë plot 200 km rrugë për të kapur të gjithë Pokemonët, brenda kufijve të New Yorku-t, mes Manhatan dhe Brooklyn, madje ka rënë edhe 4.5 kg nga pesha.

Ai punon në një kompani softëare-sh dhe është shprehur për mediat amerikane se përveç pasionit për Pokemon Go, ai u angazhua në përfundimin e saj edhe për arsye profesionale.

Article Logic
Execution time: 0.0027859210968018