INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pistat për vrasjen e biznesmenit durrësak, Shala…

Ja pistat për vrasjen e biznesmenit durrësak, Shala…

Publikuar më: 09:26 09-05-2016

Pas vrasjes të ndodhur të djelën në qytetin bregdetar, në Durrës të biznesmentit Shpëtim Shala policia ka nisur hetimet duke shoqëruar mbi 20 persona.
Mësohet se mes të shoqëruarve kanë qenë dhe familjarë të 39¬-vjeçarit, të cilët kanë deklaruar se Shala nuk ka pasur konflikte.

Megjithatë nga hetimet rezulton se i ai ka pasur një sherr tre ditë para vrasjes së tij për një aksident.
Biznesmeni ishte përfshirë në një aksident me makinë në sheshin “Taulantia” në Durrës. Mes tij dhe një djali po nga Durrësi, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga policia për arsye hetimore, ka patur debat. E kjo është  një nga pistat, që policia po e sheh si të mundshme për ekzekutimin e Shalës. Ndërsa pista e dytë është ajo e hakmarrjes, më pas po hetohet dhe në drejtim të larjes të hesapeve apo ndonjë borxh i pashlyer.
Shala ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Durrësit. Ai kishte një plazh privat dhe restorant dhe u ekzekutua mesditën e së djelës në automietin e tij me 15 plumba.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545