Miqësia e tyre lindi në prill të vitit 2005.
Ishte koha kur Alban Skënderaj morri pjesë për herë të parë në Top Fest 2 dhe arriti të fitonte çmimin e parë. 12 vjet më vonë Arbana Osmani ka postuar një foto në Instagramin e saj së bashku me këngëtarin e dashur, duke shkruar "12 vite shoqëri e pastër". Kështu e ka cilësuar Arbana miqësinë me Albanin teksa është shfaqur në foto mes krahëve të tij. Sigurisht nuk ka munguar një koment nga ana e Miriam Camit të cilës moderatorja e njohur i është përgjigjur me "të dua" dhe tre zemra nga pas!