INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja produktet, që amerikanët preferojnë të marrin nga Shqipëria…

Ja produktet, që amerikanët preferojnë të marrin nga Shqipëria…

Publikuar më: 12:14 15-07-2016

Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në listën e vendeve kryesore përsa u përket shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë, sërish ato luajnë një rol të rëndësishëm në eksportet dhe importet.
INSTAT raporton në bilancin vjetor të 2015-të se ecuri më të mirë në marrdhëniet tregtare kanë patur eksportet. Në krahasim me vitin 2014, në vitin 2015 eksportet e mallrave shqiptare drejt Amerikës u rritën me 46.5%. Nga afro 1.5 miliard lekë, ato shkuan në rreth 2.2 miliard lekë.
Amerikanët sipas INSTAT më shumë eksportojnë ushqime, pije dhe duhan, minerale lëndë djegëse, produkte kimike, tekstile, material ndërtimi, e tje. Pra në total, shkëmbimet tregtare zënë 1.8% të gjithë tregtisë me vendet e tjera.
Një pikë e fortë së fundmi janë bërë dhe bimët aromatike apo mjekësore, ku  rreth 70% e sherebelës që hyn në SHBA është e markës “Made in Albania”.
Ajo që e bën të veçantë vendin tonë është se Shqipëria ka sasinë më të madhe të bimëve mjekësore aromatike në botë në raport me popullsinë.
Sipas të dhënave një vit më parë shitjet e bimëve mjekësore jashtë vendit përfshi dhe SHBA, rezultuan 3.1 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0033261775970459