Gazetari i shtypit të shkruar është profesioni më i keq për vitin 2016. Të paktën sipas CareerCast, që ka përpiluar një listë me profesionet më të këqija sipas disa parametrave si niveli i konkurrencës, pritshmëritë e karrierës, paga dhe kushtet e punës.
Ja kush janë zanatet që më mirë t’i qëndroni larg:
1.Punonjësit e shtypit të shkruar
Rënia graduale e publikimeve ka shkaktuar një reduktim drastik të perspektivës së punës dhe reduktim të reklamave, gjë që sjell uljet e përfitimeve.
2.Druvarët
Shtimi i mediave dixhitale ka sjellë edhe uljen e shitjes së letrës. Së bashku me lodhjen fizike dhe rrezikshmërinë e ambientit të punës, ky profesion hyn në treshen e profesioneve më të këqija të vitit.
3.Gazetar televizioni
Edhe në fushën e gazetarisë televizive është parë një ulje e mundësive të punësimit, ulje pagash dhe rritje e stresit.
4.DJ
Konkurrenca e shërbimeve “streaming” dhe “podcast” ka bërë që radiot të ulin shpenzimet duke hequr nga puna DJ-t.
5.Ushtarakët
Është një nga profesionet më stresuese dhe më të rrezikshme, së bashku me zjarrfikësit.
6.Taksist
Është një profesion me shumë stres për shkak të trafikut dhe me pagë shumë të ulët.7.Zjarrfikës
Ka një rrezikshmëri vdekjeprurëse pasi kryhet në ambientin më të rrezikshëm të mundshëm.