Rihanna ka vendosur t’i ngacmojë fansat e saj me një pjesë të vogël nga klipi i ri “Sledgehammer”.
Përmes një postimi në Instagramin e saj personal, Rihanna ka bërë me dije se ky singëll do të jetë i pari që do të ketë premierën në IMAX Theatre. Vetëm një orë pas publikimit në këtë të fundit, klipi i ri pjesë e filmit “Star Trek: Beyond”, do të lançohet edhe në Tidal e në kanalin zyrtar të Rihanna-s në YouTube. Me pamjen e një alieni, në një botë shumë larg asaj tonës, Rihanna impresionon edhe një herë më shumë!