Instalive është bërë një aplikacion viral mes vipave dhe jo vetëm.
Është kthyer gjithashtu në një mënyrë testimi për impaktin që personazhet publikë kanë tek fansat si dhe sa të dashur janë për këta të fundit. As Anxhelina Hadërgjonaj nuk kishte si t’i shpëtonte Instalive-it ndaj edhe mbrëmjen e kaluar gjatë kohës së lirë vendosi të “përballej” live me ndjekësit e saj. Dhe mes komplimentave kishte edhe shumë ofendime të cilat këngëtarja i quajti thjesht mungesë edukate nga ana e tyre. Gjithashtu ajo sqaroi edhe faktin pse fliste gjatë gjithë kohës anglisht pasi ishte shqiptare. “Unë jam shqiptare edhe pse kam lindur në Amerikë dhe kam pasaportë amerikane. Por sërish nuk them se jam amerikane sepse nuk jam”, u përgjigj Anxhelina duke u përpjekur të sqaronte disa herë ndjekësit. Ndërsa pyetja që e vuri atë në siklet ishte ajo e bërë nga një fanse e cila kërkonte përgjigje për një thashetheme që qarkullonte prej kohësh. “ A është e vërtetë që të ka tradhëtuar i dashuri me Anxhela Martinin”?, pyet fansja e cila mbetet pa përgjigje sepse Anxhelina e anashkalon pyetjen.