Pikërisht atëherë kur të gjithë ishin bërë gati për të uruar aktoren Jennifer Aniston për shtatzëninë, duket se asgjë nuk është e vërtetë.
Ishin disa foto të publikuara ditën e djeshme ato që pushtuan mediat rozë me lajmin për një shtatzëni të mundshme të Jennifer Aniston.
Bazuar në këto foto u përhap me një shpejtësi marramedëse lajmi se aktorja ishte në pritje të fëmijës së parë.
Por ka qenë vetë zëdhënësi i Aniston ai që ka bërë një deklaratë për “Entertainment Tonight”. Nëpërmjet kësaj deklarate, ai ka hedhur poshtë thashethemet duke thënë: “Jennifer nuk është shtatzënë. Ajo që vihet re është se Aniston sapo kishte shijuar një drekë të këndshme dhe po çlodhej në pronën e saj private”.