Katie Holmes dhe Jamie Foxx u janë shmangur zërave se janë në një marrëdhënie prej 3 vitesh tashmë, por koha e pritjes mori fund.
Pavarësisht se nuk doli nga goja e tyre, duket se një mikeshë e mirë e yllit të “Django Unchained” i ka “tradhëtuar” duke nxjerrë të vërtetën në dritë. është aktorja Claudia Jordan ajo që rrëfen se Jamie është shumë i lumtur në lidhjen e tij me Katie Holmes. Më parë dyshja e kishte mohuar kategorikisht një marrëdhënie, me përfaqësues të Katie që kishin thënë se asgjë s’është e vërtetë dhe këto zëra duhet të ndalojnë. Epo, ndaluan tashmë!