INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse

Ja pse "Ai" nuk poston foto me ju ...

Publikuar më: 14:30 07-09-2016

Ju mendoni se njerëzve i interson të shohin në Instagram se ju keni marrë shishe tek zona vip? Mendoni se njerëzit mezi presin të shohin foton tuaj të rradhës në një makinë duke bërë si sexy? A mendoni se njerëzit vërtet mezi presin të shohin një video tuajën në SnapChat me një filter qenushi i cili ndërkohë photoshop-on të gjithë fytyrën tuaj? Përgjigja është JO. Vetëm JUVE ju intereson! Ndër të tjera është vënë re se shumica e vajzave  por edhe disa djem nuk postojnë asnjëherë foto me partnerin/en.

Shumë njerëz e përkthejnë këtë gjë si mungesë dashurie apo interesi për t’u shfaqur çift por nuk është kështu. (Në disa raste të veçanta është vërtet kështu por kjo ndodh kur “partneri” është shumë i madh në moshë ose i martuar)

A e keni menduar ndonjëherë se ka njerëz që nuk pëlqejnë të ndajnë të dashurin/ën me botën? Po, ka shumë të tillë!

Sipas një studimi është vënë re se shumica e çifteve të cilët kishin një lidhje të shëndetshme, nuk postonin foto nëpër rrjete sociale, madje disa as nuk ishin pjesë e tyre.

Pra kjo tregon se mënyra më e mirë për të qenë të sigurt nëse duheni është t’ja thoni njëri tjetrit në sy dhe sa më shumë të jetë e mundur. Fotot nëpër rrjete sociale janë thjesht një fasadë!

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492