INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse Alica Keys vendosi të dalë pa make up në VMAs [FOTO]

Ja pse Alica Keys vendosi të dalë pa make up në VMAs [FOTO]

Publikuar më: 16:55 30-08-2016

Nëse e keni parë MTV VMA-s këtë herë, me siguri nuk ka kaluar pa u vënë re një fytyrë e freskët, pa make up teksa parakalonte në tapetin  kuq.

Alicia Keys i ka sfiduar të gjitha femrat në VMA duke u paraqitur pa make up. Edhe pse ky një event ku vëmëndja kryesore është paraqitja, këngëtarja duket se nuk e ka aspak problem këtë pjesë. As kontur, as ton, veçse një fytyrë ujë e sapun.

Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që 35 vjeçarja  shfaqet kështu ndaj dhe shumë persona nuk e kanë kuptuar ende këtë vendim të fudndit të saj . Që kur mori vendimin për të dalë për të parën herë e pa trukuar në faqen e "Lenny Letter", ajo vijoi të dalë ashtu në videon:"In Common" dhe kohët e fundit tek çmimet "Bet". Vetë Alicia e ka një shpjegim për këtë: “Çdoherë që dilja nga shtëpia, isha e shqetësuar nëse kisha vënë makiazh apo jo.

Çfarë ndodh nëse dikush donte një foto  me mua? Po nëse ajo foto publikohet?”, këto ishin mendimet e pasigurta për këngëtaren. “Dhe e gjitha kjo kishte lidhje me mendimin që njerëzit kishin për mua”, ka vazhduar ajo. Ndërsa tani ajo ka gjetur mënyrën e lumtur dhe të rehatshme për lëkurën e saj , duke mos vënë farë make up. “Kam filluar të mendoj ndryshe dhe më qartë për veten. Jam fokusuar në kultivimin e forcës dhe bindjes tek vetja dhe do të vë në praktkikë atë çka kam mësuar në lidhje me veten. Kam premtuar se do t’i provoj gjërat ndryshe dhe e kam nisur nga makiazhi im sepse dua që njërëzit të shohin Alician e vërtetë”, sqaroi Keys.  

 

A photo posted by Alicia Keys (@aliciakeys) on

 

A photo posted by Alicia Keys (@aliciakeys) on

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893