INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse arbitri nuk e lejoi Lozano-n të qëndronte pas murit kur shënoi Messi

Ja pse arbitri nuk e lejoi Lozano-n të qëndronte pas murit kur shënoi Messi

Publikuar më: 20:14 19-09-2018

Hirving Lozano ka befasuar shumë shikues teksa është ulur në gjunjë pas murit të tij teksa PSV po tentonte të mbronte goditjen e dënimit të Lionel Messi-t në fazën e grupeve të Champions League me Barcelona-n ditën e martë, me arbitrin Tasos Sidiropoulos që i ka thënë të çohet në këmbë.

Në fakt rregullorja e futbollit nuk e ndalon diçka të tillë, kështu që pse vendosi arbitri t’i thotë të çohet? Sidiropoulos i është afruar Lozano-s dhe e ka paralajmëruar ndaj atij veprimi, duke e këshilluar të çohet në këmbë.

Arsyeja kryesore e ndërhyrjes së arbitrit ka qenë mënyra e pazakontë që kishte marrë meksikani, pasi çdo kontakt i topit me dorë do të ishte një penallti, ndërkohë që mund të penalizohej nëse do të pengonte një lojtar kundërshtar. Gjithsesi, Messi zgjodhi ta dërgonte topin në trekëndëshin e sipërm kështu që edhe po të kishte qëndruar aty nuk do të kishte shmangur gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0022749900817871