INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse disa njerëz mbesin gjithmonë beqarë. Zbulojini arsyet!

Ja pse disa njerëz mbesin gjithmonë beqarë. Zbulojini arsyet!

Publikuar më: 11:42 09-01-2019
 
Sipas ekspertëve të lidhjeve, janë disa arsye pse disa njerëz mbesin gjithmonë beqarë.
Sipas intv.al ja pse disa zgjedhin të mbesin beqarë gjithmonë:
1. Në fakt, nëse je vetëm nuk është edhe aq keq
Të jesh në një marrëdhënie do të thotë që duhet të bësh kompromise për gjëra të ndryshme. Por nuk është e vetmja mënyrë për të qenë të lumtur. Këta njerëz nuk zgjedhin opsionin e martesës për të qenë mirë me jetën e tyre.
2. Eksperimentojnë seksualisht
Seksi në një marrëdhëniev është gjithashtu i mirë. Por, sipas intv.al  të eksperimentosh me përvoja të reja duket për ta më interesante. E urrejnë rutinën dhe zgjedhin të jenë beqarë.
3. Vendosin si fillim për të mirën e tyre
Këta njerëz zgjedhin të qëndrojnë beqarë, edhe sepse duan të marrin vendime të cilat i leverdisin vetëm atyre. Nëse i vjen një ofertë e mirë pune, nuk kanë pse të mendohen për kushtet që ndodhet partneri i tyre. Pra nuk duan të bëjnë sakrifica për lidhjen e tyre. 
4. Askush nuk do i gënjejë
Marrëdhëniet mund të bëhen të tmerrshme. Ata duan të shmangin zhgënjimet, pasi të marrin vesh që partneri nuk ka qenë  i ndershëm me ta.
5. Nuk e ndajnë shtratin e tyre me askënd
Ata mund të shkojnë  për të fjetur dhe zgjohen sa herë që dëshirojnë . Për ta rehatia e të qënurit vetëm ka shumë rëndësi.
6. Kanë shumë pretendime
Koha ka treguar që njerëzit që ankohen për çdo gjë dhe mundohen të gjejnë diçka të keqe te dikush tjetër, në fund mbesin vetëm. Ndonjëherë është vonë për t’u penduar!
 
Burimi: hellogiggles
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926