INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse duhet ta kemi në bibliotekën tonë librin e ri të Sokol Ballës

Ja pse duhet ta kemi në bibliotekën tonë librin e ri të Sokol Ballës

Publikuar më: 12:24 12-01-2017

 “Loja që ndryshoi Shqipërinë”, kështu quhet libri më i ri i gazetarit Sokol Balla.

 Shkuar në një gjuhë lehtësisht të përtypshme nga të gjithë, z.Balla paraqet një tablo të ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit shqiptar, bashkëshoqëruar edhe me ndryshimet që ka pësuar Shqipëria gjatë kësaj periudhe.

I ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, vet autori ndër të tjera deklaron:

“Në libër ka analiza se përse në një periudhë të caktuar, futbolli shqiptar reflektoi një nivel të caktuar, përse personazhe të caktuar patën sukses apo dështuan. Pra, futbolli në një farë mënyre është përdorur në këtë libër si një pasqyrë për të parë Shqipërinë e dy dekadave të fundit, në vite dhe në periudha të caktuara.”

Por kujt i adresohet ky libër?

“Ky libër është për të gjithë. Për ata që nuk njohin shumë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri dy dekadat e fundit, për shkak të moshës, për ata që nuk kanë interes të madh tek sporti por përmes këtij libri mund të marrin informacione shumë të mira për sportin në mënyrë dytësore. Është për të gjitha moshat, sepse është tentuar të shkruhet në mënyrë të këndshme, ironike, sarkastike dhe të thjeshtë. Ka shumë informacion, ka shumë opinione, por edhe shumë ngjarje e personazhe për të cilet njerëzit kanë dëgjuar, por që jo të gjithë kanë patur fatin t’i njohin nga afër”, përfundon z.Sokol Balla.

Për ta ndjekur intervistën e plotë mund të klikon në linkun e mëposhtëm: 

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938