INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse duhet të dhuroni më shumë përqafime

Ja pse duhet të dhuroni më shumë përqafime

Publikuar më: 19:00 25-03-2016

Përqafimet ju bëjnë të ndiheni mirë për shumë arsye. Çfarë një doktor nuk mund të bëjë e bën një përfaqim. Përqafimi dikon në të gjithë trupin tonë në atë masë sa shumë shkencëtarë krahasojnë efektin e tij me efektin e shumë barnave të ndryshëm që veprojnë në trup. Vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim te të tjerët.

Oksitocina është një nga neurotransmetuesit më të fuqishëm në trurin tonë. Ajo kërkon teknika stimuluese të veçanta për t’u çliruar në mënyrë natyrale. Një ndër të cilat është përqafimi. Efektet pozitive të oksitocines përfshijnë uljen e shtypjes së gjakut, uljen e niveleve të stresit të cilat i referohen hormonit të quajtur kortizol. Sipas disa studimeve nga Universiteti i Karolinës Veriore, në rastet që njerëzit përqafohen për më shumë se 20 sekonda, çlirohet oksitocinë, ndryshe i njohur si hormoni i dashurisë, dhe si rrjedhojë personi ka ndjenja pozitive dhe rrit besimin që ka ndaj të tjerëve. Pra, vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim te të tjerët.

Përqafimet forcojnë sistemin imunitar, ulin ndjesinë e vetmisë, relaksojnë muskujt dhe rrisin vetëvlerësimin. Tani që i dini mrekullitë e përqafimit, shkoni dhe përqafoni njerëzit dhe lëreni që magjia e përqafimit të shpërndahet!

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045