INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse duhet të flini me dritare hapur gjatë natës

Ja pse duhet të flini me dritare hapur gjatë natës

Publikuar më: 14:46 27-04-2017

Duhet ta bëni më shpesh...

Hapja e dritares në dhomën tuaj të gjumit gjatë natës për të lejuar hyrjen e ajrit të pastër është zgjidhja më e mirë për të parandaluar obezitetin dhe tipin 2 të diabetit, kështu ka sugjeruar akademiku Ashley Grossmann profesor i endorkinologjisë në universitetin e Oxford-it.

Ai beson se ka mjaftueshëm prova për të besuar se trupi pak më i ftohtë se normalisht mund të ketë shumë përfitime për shëndetin. Komentet e tij erdhën menjëherë pasi disa shkencëtarë hollandezë gjetën një lidhje mes ngrohjes globale dhe diabetit.

"Ka prova bindëse se ftohja e trupit me disa gradë më pak mund të përmirësojë ose të reduktojë diabetin. Jeta në një ambient të freskët rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe largon diabetin." Jo më kot rekomandohet që temperaturat në mjedisin ku jeton të jenë më të ulëta, kjo sepse kur kemi ftohtë, humbasim kalori, ndaj kjo është një zgjidhje e mirë për të parandaluar edhe obezitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266