INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse duhet të konsumoni një lugë vaj ulliri në mëngjes

Ja pse duhet të konsumoni një lugë vaj ulliri në mëngjes

Publikuar më: 14:10 12-04-2016

Nëse do të konsumoni 1 lugë çaji vaj ulliri çdo mëngjes, ju do të parandaloni këto sëmundje:

1. Sëmundjen e harresës

Një nga shkaktarët e sëmundjes së humbjes së kujtesës është rritja e akumulimit të aminoacideve në tru. Një grup ekspertësh në Universitetin e Luizianës kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre amino-acideve dhe t’i spastrojë ato.

2. Parandalon kancerin

Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit. Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.

3. Ul nivelin e sheqerit në gjak

Konsumimi i vaj të ullirit ekstra të virgjër nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i ndihmon ata në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Përfitime të tjera shëndetësore të vajit të ullirit:

-Forcon sistemin imunitar: antioksiduesit tek vaji i ullirit mbrojnë sistemin imunitar nga infeksionet.

-Mbron zemrën: vaji i ullirit ndihmon në balancimin e niveleve të kolesterolit.

-Ndihmon në rënien në peshë – vaji i ullirit ju ndihmon të digjni sasinë e dhjamit të tepërt, sigurisht i kombinuar me dieta dhe ushtrime.

Ja sa vaj ulliri duhet të konsumoni çdo ditë, për shërimin e sëmundjeve të ndryshme:

Për tretjen: 30 ml vaj ulliri

Për tensionin e lartë të gjakut: 30­0 ml vaj ulliri ekstra të virgjër, si pjesë të dietës. Një opsion tjetër është duke përdorur 400 mg të sktrektit të gjethes së ullirit 4 herë në ditë.

Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës: 50 ml në ditë.

Për kolesterolin e lartë: 23 ml vaj ulliri çdo ditë (rreth 2 lugë çaji).

Article Logic
Execution time: 0.0017738342285156