INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse duhet të trembeni nëse keni HPV, virusin që transmetohet seksualisht si herpesi gjenital

Ja pse duhet të trembeni nëse keni HPV, virusin që transmetohet seksualisht si herpesi gjenital

Publikuar më: 12:36 16-01-2017

Infeksioni nga HPV është më i përhapuri në infeksionet nëpërmjet trasmetimit seksual. Kështu, për të trasmetuar këtë infeskion është e mjaftueshme një kontakt i thjeshtë në zonën gjenitale (edhe raport seksual jo i plotë). Prania e mbartësve të shëndoshë është shumë e përhapur në shoqëri. Në përgjithësi qoftë burri ashtu edhe gruaja nuk paraqesin shënja të dukshme të infeksionit, edhe pse jane në gradë ta trasmetojnë atë. 

Qindra mijëra raste me HPV diagnostikohen çdo vit në botë, dhe po çdo vit, mijëra e mijëra gra vdesin nga kanceri në qafën e mitrës, që është pasojë e këtij infeksioni. Kështu, HPV-ja është një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri te gratë që jetojnë në vendet në zhvillim. Anembanë botës, kanceri i qafës së mitrës është lloji i dytë më i përhapur i kancerit në mitër. Prandaj, nuk habitemi që OBSH-ja e quan HPV-në «një problem botëror i shëndetit publik». Çfarë duhet të dimë tjetër për këtë virus?

HPV-ALBSTROKA-LORENA-STROKA-SHKRIM-MJEKESOR1.jpg

Virusi i papilomës së njeriut shkakton formimin e lytheve si te burrat, ashtu edhe te gratë, përfshirë këtu lythat gjenitale që quhen condylomata acuminata. Zakonisht këto lytha janë beninje ose jokanceroze. Edhe pse ka mbi një qind lloje HPV-sh, vetëm disa prej tyre janë kancerogjene, pra që shkaktojnë kancerin. Kanceri në qafën e mitrës shkaktohet vetëm nga disa lloje të caktuara të HPV-së, kur infeksioni ka zgjatur për shumë kohë. Nga ana tjetër, shumica e infeksioneve me HPV kalojnë vetvetiu, pasi munden nga sistemi imunitar i trupit.

Për infeksionin nuk ekziston një kurë e posaçme. Për parandalimin dhe diagnostikimin në mënyrë të menjëhershme ndryshimin e qelizave të qafës së mitrës që mund të jenë të provokuara nga ky virus, kërkohet të kryhet në mënyrë të rregullt Pap-test ( testi i Papanikolaut, për nder të ideatorit). Flitet për një analizë, në gjendje të verifikojë ndryshimin e qelizave në qafën e mitrës. Në këtë mënyrë është e mundur të kuptohet në kohë që po formohen ndryshime të dyshimta në materialet e qafës së mitrës. Është e dukshme pra që vaksina, nuk kuron, por parandalon infeksionin.

Bëni kujdes! Vaksinimi është i rekomandueshëm për vajzat nga 12 – 26 vjeç, me/pa infektimin e HPV. Në shumë vende të botës rekomandohet dhe vaksinimi i djemve.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873