INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse e fshiu Afërdita Dreshaj  këtë foto

Ja pse e fshiu Afërdita Dreshaj këtë foto

Publikuar më: 15:07 09-05-2016

Pas fotos  me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio, një tjetër foto e modeles Dreshaj  ka qenë qendra e komentimeve të shumta së fundmi.

Dje këngëtarja postoi një foto ku shfaqej me mikeshën e saj Tika Camaj dhe modelin nga Kroacia, Marko Gojanoviç. Ajo që nuk shkonte me këtë foto, sipas fansave, ishte poza provokuese  që Afërdita kishte bërë si dhe hashtagu #Familje. Menjëherë pas kësaj kanë vërshuar ofendimet dhe komenete fyese ndaj këngëtares për  pozën provokuese dhe për hashtagun #familje. Sipas tyre Dreshaj ka gabuar rëndë sepse si mund ta quajë familje një serb? Madje kjo e fundit ka qenë edhe arsyeja kryesore pse fansat janë xhindosur dhe e kanë quajtur modelen “tradhëtare të ndyrë”. Me siguri, kritikat e fansave kanë qenë edhe arsyeja se pse këngëtarja  e fshiu foton. Afërdita duhet të ketë parasysh diçka para se të postojë foton e radhës, që fansat janë shumë të ndjeshëm dhe shumë të vëmëndshëm ndaj gjithçkaje, sidomos nëse  bëhet fjalë për serb dhe Serbi. Ja kujtojmë  që të mos detyrohet ta fshijë edhe ndonjë foto të radhës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223