Ai është quajtur reperi më i mirë në shqiptari, por në diçka Noizy është amator.
Reperi ka një miqësi të vjetër me kantautorin Elgit Doda me të cilin edhe ka bashkëpunuar në këngët e tij. Ata edhe sot i sheh në studiot e njëri-tjetrit teksa përgatisin projektet e radhës. Mbrëmjen e kaluar Noizy gjendej në studion e Elgitit ku një moment ka provuar të ulet në vendin e tij për t’i rënë pianos. Këtë moment producenti e ka filmuar të cilën më pas e ka postuar në Instastorie duke e quajtur me shaka mikun e tij: amator.
Noizy mund të jetë amator në piano ashtu siç Elgiti do të ishte amator në rep.