INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse erdhi përplasja Kanada-Arabi Saudite

Ja pse erdhi përplasja Kanada-Arabi Saudite

Publikuar më: 17:15 09-08-2018

Kanadaja është një ndër ven det më paqësorre në botë. Jetesa e banorëve është mjaft e mirë, të drejtat e njeriut janë konsoliduar dhe vendi synon që të japë shembull në arenën ndërkombëtare. Sidoqoftë disa shtete nuk duan shembuj dhe ndër ta është Arabia Saudite.

Sauditët kanë qënë një vend i prapambetur prej vitesh. Ligjet e tyre ngjajnë me ato të mesjetës dhe të drejtat e njeriut apo të gruas as që përfillen në atë vend. Sunduesit e rinj si princi i kurorës Muhamed Bin Salman duken premtues, por ata janë të tillë për aq sa nuk u preket interesi.

Pas arrestimit të një aktivisteje për të drejtat e gruas, Kanadaja bëri një postim ku kritikonte ligjvënësit arabë. Mbase ata menduan që dhe princi do të fliste në favor të tyre, por kjo nuk ndodhi. MBS siç quhet princi në perëndim, flet për të drejta kur i intereson, por ama nuk do që t'ia dijë për to në raste të tilla kur i cënohet autoriteti.

Sot Arabia po tërheq çdo biznes nga Kanadaja, po largon çdo student dhe ka kërkuar që çdo qytetar të largohet sa më shpejt nga aty.human_rights.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227