INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse fëmija i parë është më inteligjent se fëmijët e tjerë në familje

Ja pse fëmija i parë është më inteligjent se fëmijët e tjerë në familje

Publikuar më: 21:04 09-02-2017

A jeni ju fëmija më i madh? Urime.

Ju jeni me siguri më inteligjent se vëllezërit apo motrat, nëse keni ndonjë të tillë sigurisht. Nëse jo, urime përsëri.  Një studim i ri ka zbuluar se fëmijët më të mëdhenj janë zakonisht më të zgjuar se vëllezërit apo motrat e tyre më të vegjël, pasi marrin më shumë stimulim mendor gjatë viteve Ekonomistët e Universtitetit të Edinburgut kanë zbuluar se fëmijët e parë të familjes, kanë arritur rezultate më të larta të testit të inteligjencës (IQ), madje edhe në një moshë fare të vogël. Sjellja e prindërve me fëmijët ndryshon. Fëmijëve të parë mesa duket u jepet më shumë mbështetje dhe ndihmë në orientimin e të menduarit. Sa më shumë të rriten fëmijët, aq më shumë pabarazi ka, sipas studimit i cili është publikuar në Gazetën e Burimeve Njerëzore. Analiza u përqëndrua mbi progresin mendor të fëmijëve që në moshë të vogël deri në 14 vjeç. Në këtë moshë, kishte më shumë boshllëk në teste. Studimi zbuloi gjithashtu se të gjithë fëmijët kanë marrë të njejtën sasi të mbështetjes emocionale. Por mamatë dhe baballarët shpenzojnë më pak kohë në aktivitetet që i stërvisin trurin fëmijëve të tyre të vegjël. E kemi fjalën për lexime, praktikë muzikë, pra gjëra që ndihmojnë në zhvillimin e tyre. Nga studimi del se fëmijët e dytë, të tretë dhe të tjerët, janë të prirur të marrin vese të këqija, si për shembull duhani.

Fëmijët e parë janë zakonisht më të suksesshëm dhe më ambicioz. Një studim i ngjashëm nga Universiteti i Esexx zbuloi se 16% e fëmijëve të mëdhenj të familjes, ndjekin arsimin e lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0030820369720459