INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse femrat duhet të dremitin gjatë orarit të punës

Ja pse femrat duhet të dremitin gjatë orarit të punës

Publikuar më: 16:33 24-07-2017

Revista prestigjioze “The New York Times” ka dalë me një rekomandim  interesant për të gjitha femrat që punojnë: bëni pak gjumë gjatë orarit të punës, dhe do të zgjoheni më e freskuar, më e lumtur dhe më produktive.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, femrat janë më të lodhura sepse nuk flenë mjaftueshëm – dhe nuk janë duke fjetur mjaftueshëm sepse janë femra.

Ja përse: Turinjtë e femrave janë të programuar të kenë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt. Ndoshta vetëm 20 minuta më shumë, ndoshta edhe më shumë se 20 minuta.

Prandaj, ekspertët e ndryshëm u kanë rekomanduar pronarëve të kompanive të ndryshme t’i lejojnë femrat të bëjnë disa minuta gjumë gjatë orarit të punës, sepse siç është shkruar në “New York Times”, do të zgjoheni më energjike dhe më produktive.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207