INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja PSE Flori Mumajesi qëndroi larg muzikës për disa muaj, e zbuloni tani! [FOTO]

Ja PSE Flori Mumajesi qëndroi larg muzikës për disa muaj, e zbuloni tani! [FOTO]

Publikuar më: 14:34 04-10-2019

Flori Mumajesi ka qëndruar larg muzikës për disa muaj dhe fansat e tij po e presin me padurim të rikthehet me një hit të ri. Pak kohë më parë artisti i njohur i befasoi të gjithë me deklaratën se do të hiqte dorë nga muzika, por më pas tha se mesazhet e shumta nga dashamirës të tij i treguan se nuk duhet ta bëjë kurrë këtë gjë. Këngëtari për një kohë të gjatë qëndroi edhe larg rrjeteve sociale, një veprim që ngriti shumë dyshime. Një herë u tha se Flori ishte larguar nga Shqipëria drejt Norvegjisë për arsye personale, por më pas rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë.

Në fakt kjo shkëputje e Florit nga muzika dhe jeta publike duket se ka pasur një arsye të fortë që do i bëjë të lumtur gjithë fansat e tij. “Prive.al” ka mësuar se kantautori këto kohë nuk ka qenë aktiv në muzikë, sepse ka punuar intensivisht në studio dhe së shpejti pritet që të publikojë disa këngë të reja. Kjo gjë duket se do të ndodhë shumë shpejt, sepse pak ditë më parë Shkurte Gashi publikoi një foto përkrah Florit dhe Brunos, duke treguar se ata po xhironin një këngë së bashku.

 

Article Logic
Execution time: 0.0048229694366455