Një lumë letrash të bardha zbresin gjithmonë mbi turmën e fansave në koncertet e Adele, e megjithatë gjatë koncertit në Nashville ka ndodhur diçka ndryshe nga herët e tjera.
Letrat që shperthyen ishin pink dhe të shkruar nuk kishin tekstet e këngëve të Adele, siç ndodh zakonisht, por kishin të shkruara me dorë fjalë dashurie si “Ti je një ëngjëll” apo “Gëzuar Përvjetorin”. Ka qenë i dashuri i 5 viteve, Simon Konecki, ai që ka vendosur t’i bëjë një surprizë këngëtares për përvjetorin e tyre të lidhjes. Adele dhe Simon kane një djalë 4-vjeçar, Angelo, dhe menjëherë sapo të përfundojë touri, Adele deklaroi se ka ndërmend të zgjerojë familjen!