Teka ishte duke postuar foto të së bijës e veshur si sirenë, mëngjesin e së enjtes Kim Kardashian u sigurua që edhe djali i saj të rrëmbente dashurinë dhe simpatinë e të gjithëve me këtë të foto të rrallë të tij të cilën e postoi në Snapchat.
Saint West erdhi në jetë me 5 dhejtor 2015. U deshën gati tre muaj nga lindja që prindërit e tij të famshëm, të postonin një foto të parë të vogëlushit me rastin e ditëlindjes së babait të tij, Kanye. Pse kaq vonë? Arsyeja nuk është e vështirë për t’u kuptuar, pasi mamaja Kim e di më së miri sesi funksionon “Perandoria e marketingut mediatik”.
Kjo foto e bukur e tregon vogëlushin 6 muajsh teksa qëndron me duart lart duke buzëqeshur. Dhe nuk ju mbetet tjetër veçse ta shijoni këtë buzëqeshje të Saint.