Ju me siguri keni parë mijëra momente kur kampionët olimpikë kafshojnë medaljet e tyre.
Dhe kjo nuk bëhet për të parë nëse ajo ëhstë vërtet prej ari apo jo. Hmm, një vakt i shijshëm?
Arsyeja e vërtetë është se fotografët i detyrojnë ata për ta bërë këtë.
"Është kthyer në një mani për fotografët , " tha për CNN David Wallechinsky , president i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpike . "Unë mendoj se ata e shikojnë atë si një shkrepje ikonë , si diçka që ndoshta mund të shesë . Nuk mendoj se fituesit vihen në këtë pozicion sepse duan vetë”.
Dhe sigurisht, simbolika vjetër e kafshimit të medaljes është se kjo shihet si një mënyrë historike për të treguar nëse ari është i vërtet por tashmë duket se kjo arsye nuk qëndron më.
Më parë, medaljet olimpike të përbëra nga një material më i butë bënin që lojtarët të thyenin dhëmbët gjatë pozimit për fotografët, si rasti i vitit 2010 kur David Moeller, një olimpik gjerman, theu dhëmbët teksa kafshonte medaljen e tij.