INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse ndarja e faturës për pagesën, ju bën të ngjani mirë në takimin tuaj të parë

Ja pse ndarja e faturës për pagesën, ju bën të ngjani mirë në takimin tuaj të parë

Publikuar më: 15:39 17-12-2016

Në brezin e mashtrimeve ku jetojmë, është e vështirë të gjesh sinqeritet, veçanërisht në një takim njohjeje.

Takimet kanë qenë gjithmonë si një lloj show ku vajzat dhe djemtë vënë njësoj në fytyrë më të mirën e tyre për një natë. Dhe e gjithë kjo shfaqje bëhët për të gjetur një të dashur të ri.

Kjo të sjell ndërmend “portofolin e rremë”.  Ndodh që të bëni sikur nuk po gjeni portofolin tuaj në çantën Louis Vuitton teksa e shoqëroni me vështrimin në fytyrën tuaj që thotë: “Betohem që ishte këtu”.

Por kështu ju thjesht keni luajtur lojën e gabuar dhe i keni lënë takimit tuaj një shije të hidhur.

Këtu keni pesë arsyet pse ndarja e faturës është më mirë sesa hileja e “portofolit të rremë

1.Nuk do të dukeni sikur po mashtroni

E vërteta është nëse dikush do të paguajë në takimin tuaj, e bën këtë  nëse ju nuk ofroheni për të paguar pjesën tuaj. Dhe nëse do ta paguanit pjesën tuaj, të paktën nuk do të dukenit mashtrues si në rastin e “portofolit të rremë”

2.Tregon se  jeni të sinqertë.

Çdokush e vlerëson dikë që është i gatshëm të ofrojë pjesën e tij. Kur ju në të vërtetë ofroheni për të paguar gjysmën tuaj, do të dukeni më të sinqertë.

3.Kjo ju bën të dukeni të vëmendshëm

Ne të gjithë punojmë fort për të fituar paratë tona. Duke ofruar për të paguar, do ju bëjë të dukeni sikur ju intereson dhe do ta bëjë takimin tuaj të dalë më mirë.

4.Kjo  ju kursen kohë

Nëse dikush nuk paguan në takimin e parë kjo është si një lloj marrëveshjeje për ju që ta kuptoni se çfarë rrjedhe po merr lidhja juaj.

5.Kjo do t’iu bëjë të ndiheni mirë gjithashtu

Nëse dikush ndihet i detyruar të paguajë për shkak  se ju e teproni me metodën e “portofolit të rremë”, do t’ju bëjë të dukeni keq. Ju nuk mund ta detyroni dikë të bëjë diçka.

Ofrohuni të paguni sepse kjo do t’ju bëjë të ndiheni edhe më mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111