INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja pse një vajzë s’mund të ketë të dashur

Publikuar më: 10:49 29-04-2016

Një baba s’do të lejonte kurrsesi që vajza e tij të kishte një të dashur, veçanërisht në moshën 4-vjeçare. Një bisedë e këndshme baba-bijë është publikuar nga “Daily Mail”, përmes së cilës babai tregon çfarë do t’i bëjë të dashurit të saj nëse ajo lidhet me dikë.

John Tierney, nga South Lanarkshire, ka postuar një video teksa ka një debat të zjarrtë me vajzën e tij Grace. Video nis me pyetjen e vajzës, se pse nuk mund të ketë një të dashur dhe në 30 sekonda zhvillohet një debat i tërë.

Grace: “Kur të rritem dua të kem të dashur”.

John: “Babi do t'ia thyejë këmbët”.

Grace: “Jooooo”.

John: “Sigurisht që po. Dhe çfarë do të ndodhë pas kësaj?”.

Grace: “Çfarë”.

John: “E di si e sheh babi të dashurit tënd? Do ta marr peng, dhe do e mbaj në një raft”.

Grace: “Dëgjo, unë e dua një të dashur, e dua një të dashur dhe do e kem një të dashur”.

John: “Ti nuk do të kesh të dashur”.

Grace: “Po do të kem”.

John: “Ti do të bëhesh murgeshë dhe do të lutesh për Jezusin”.

Grace: “Jo, unë dua të kem të dashur”.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271