INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse nuk duhet të mbani miqësi me ish-in

Ja pse nuk duhet të mbani miqësi me ish-in

Publikuar më: 13:59 11-05-2017

Je ndarë me partnerin tënd dhe pavarësisht se secili ka marrë drjetimin e vet të jetës, ju vazhdoni të mbani miqësi bashkë?

Kjo është një gjë shumë mirë dhe që ndodh rrallë, por duhet të kesh parasysh se në disa raste kjo miqësi nuk ja vlen të vazhdojë…

Ja rastet kur më mirë ti thuash “Jo” miqësisë me ish-in tënd:

1. Ai nuk e duron dot faktin që ti të lidhesh me dikë tjetër
Nëse ju jeni ndarë dhe vazhdoni të dilni bashkë për të pirë kafe, por ai mundohet të tregojë me çdo mënyrë se nuk e duron dot faktin të të shohë ty me dikë tjetër, atëherë çfarë kuptimi ka miqësia me të?? Nëse ju jeni ndarë për të vazhduar secili jetën e vet, por ai mëzitet nga çdo person që mund të jetë afër teje si partner, atëherë nuk ja vlen ta vazhdosh këtë miqësi, pasi ajo është e shtirur nga ana e tij.

2. Ju keni pasur marrëdhënie shumë të vështirë bashkë
Përse duhet të vazhdosh miqësinë me ish-in tënd kur ju keni pasur aq shumë konflikte dhe përplasje gjatë kohës që keni qënë bashkë dhe kur ti mezi u relaksove kur ato debate morën fund? Më mirë ta ndërpresësh këtë miqësi kur mes jush ka mospërputhje kaq të mëdha për të mos përjetuar sërish të njëjtat momente të vështira.

3. I dashuri yt i ri nuk e duron dot këtë fakt
Nëse i dashuri apo partneri yt i ri është totalisht kundra kësaj miqësie, përse duhet të agravosh marrëdhënien tënde të re për hir të diçkaje e cila ka përfunduar??

4. Ju ende e pëlqeni shumë seksualisht njëri-tjetrin
Miqtë zakonisht nuk flenë me njëri-tjetrin. Prandaj për çfarë miqësie mund të bëhet fjalë kur mes jush është ende e gjallë dëshira seksuale që keni për njëri-tjetrin. Prandaj të vazhdodh një miqësi të tillë, do të thotë të mbash ndezur shpresën, e cila nuk ka shumë kuptim nëse ju keni vendosur të ndaheni...

5. Nëse ti e vazhdon këtë miqësi pa dëshirën tënde
Nëse ti e vazhdon këtë miqësi pa dëshirën tënde, për arsye të tilla si për shembull: që ai ta përjetojë sa më lehtë ndarjen në rast se ndarjen e ke kërkuar ti, apo thjesht per faktin se kjo tregon emancipim dhe modernizm, apo nëse prindërit dhe shokët të kanë këshilluar të vazhdosh miqësinë me të, por ti uk e dëshiron realisht këtë miqësi, atëherë çdo gjë është e shitirur dhe ti në këtë mënyrë po lëndon jo vetëm veten tënde, por edhe atë.

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428