Është vetë kompania Google që tregohet shumë transparente dhe pranon se motori kryesor i kërkimit në internet është një website i rrezikshëm dhe njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm kur e përdorin atë.
Sipas tyre,Google mund të përpiqet që të vjedhë informacionet personale të përdoruesve të tij apo të instalojë viruse në kompjuterat e tyre.
Si pjesë e transparencës online të vetë, Google liston raporte se sa private apo të sigurta janë faqet dhe tregon për ato që janë potencialisht të rrezikshme. Kjo përfshin vetë Google, që mësohet se ka faqe me “përmbajtje të dyshimtë”.
Thuhet gjithashtu se disa faqe në domain, instalojnë viruse, vjedhin informacione nga përdoruesit dhe i drejtojnë ata në faqe të tjera të dyshimta.