INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse Pink po planifikon ndarjen  për herë të 3- të nga bashkëshorti

Ja pse Pink po planifikon ndarjen për herë të 3- të nga bashkëshorti

Publikuar më: 09:44 05-05-2016

Pink dhe Carey  Hart mund të kenë festuar përvjetorin e 10 të martesës së tyre, por Ylli i Pop-it ka thënë se është koha për një tjetër shkëputje. 

E ftuar në show- e Ellen Degeneres, të mërkurën, këngëtarja 36 vjeçare ka thënë me shaka se pas 10 vitesh bashkë, çifti kishin nevojë të shkëputeshin për një periudhë nga njëri-tjetri. “Ne bëjmë pauza. Kemi patur dy deri tani”  tha Pink duke kujtuar se dy “pauzat” e kaluara u kishin zgjatur njëra një vit dhe tjetra 11 muaj, pak përpara se vajza e tyre 5 vjeçare, Willow, të vinte në jetë.

E pyetur se për çfarë kishte qenë sherri i tyre i fundit, ajo është ankuar: “Atë gjithnjë e zë gjumi kur çon Willow-n në shtrat. Natën që kaloi e pyeta “Do të qëndrosh zgjuar sonte? Do të më pëlqente- tha ai. Unë ndeza qirinjtë, hapa verën dhe vesha diçka të këndshme,  por një orë e gjysmë më vonë… ai kishte fjetur”.  Arsye e mjaftueshme për Pink që të nisë zyrtarisht shkëputjen e 3-të nga ish motoçiklisti 40 vjeçar i garave BMX.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219