Revista National Geographic do hedhë një hap të madh historik në numrin e parë të saj për vitin e ri.
Kopertina e revistës do ketë në të vajzën transgjender 9 vjeçare, Avrey Jackson. Ajo është diagnostikuar me disforia gjinore, që ndryshe nënkupton kur individi nuk eshte rehat me trupin e tij.
Sipas kryeredaktores të revistës, Susan Goldberg, National Geographic po përgatitet gjithashtu edhe për një dokumentar dedikuar ekzaminimit të gjinisë nëpër botë. Sipas Goldberg, një nga gjërat që dëgjonin më shpesh gjatë përgatitjes së dokumentarit, ishte pakënaqësia e vajzave të reja, pasi ndjenin se nuk trajtoheshin në mënyrë të barabartë për shkak të gjinisë së tyre.