Ndeshje tenisi rraskapitëse dhe të çuditshme shihen në gjithë botën por nuk po flasim për për një ndeshje super të fortë mes titanësh tenisi, por për një të zakonshme në të cilën ishte prezente Irina Shayk dhe i dashuri i saj Bradley Cooper.
Duket se gjatë ndeshjes, supermodelen e ka kapur alergjia dhe është vënë mjaft në siklet sepse sytë i janë mbushur me lot dhe sështë ndjerë aspak mirë.
Por Bradley “nuk e ka vënë ujin në zjarr” hiç për bukuroshen dhe ka vazhduar të bisedojë me Stefan Edberg, lojtarin e tenisit.
Irina e ka kaluar mirë këtë cast duke u përpjekur mos të bjerë në sy dhe ti kthehet normalitetit. Ndërkohë çifti ka goxha muaj që frekuntohet bashkë por ende nuk dihet sesa e qëndrueshme është mardhënia e tyre.
Bradley Cooper done f***ed up @Deadspin pic.twitter.com/rFawbq62l6
— Andrew Lentz (@LentzManCometh) July 10, 2016