Pas disa pjesëmarrjeve, shumë prej të cilave të “kurorëzuara” me finale dhe me çmime, Rozana Radi ka vendosur të rikthehet sërish në “Kënga Magjike” pas dy vitesh
…me një tjetër baladë…me një tjetër emocion. “Ma thuaj ti” titullohet kënga që artistja prezantoi në skenë , një këngë e shkruar nga vetë Rozi që flet për një martesë të dështuar në mes të së cilës qëndron një fëmijë.
Fabula, interpretimi i saj dhe aktrimi i vajzës së vogël, Biankës; ishin elementët e duhur që kënga të përcillte mesazhin dhe impaktin e duhur tek publiku aq sa fama të kalonte kufijtë dhe të shkonte deri në Kinë.
Rozana ka patur edhe mbështetjen e shumë miqve të saj artistë të cilët e kanë vlerësuar Maksimalisht “Ma thuaj ti” duke e konsideruar madje edhe si këngën fituese të këtij edicioni të “Këngës Magjike”.
Mira Kazhani, Blendi Salaj, Aurela Gaçe, Sonila Meço, Gëzim Myshketa e këta janë vetëm disa prej atyre që kanë shprehur vlerësimin për “Ma thuaj ti” pa harruar edhe konkurentët e këtij edicioni: si Eliza Hoxha, Rosela Gjylbegu, Devis Xherahu, Soni, Alar Band, Elgit Doda, Xheisara dhe shumë të tjerë.
Me gjithë këto vlerësime do të çuditeshim nëse Rozi nuk do të ishte fituese e "Kënga Magjike 2016".