INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse shtojmë në peshë

Ja pse shtojmë në peshë

Publikuar më: 07:09 25-09-2016

Më shumë se gjysmë miliard persona në të gjithë botën janë obezë. Pesha është rezultat i shumë faktorëve dhe jo gjithmonë duhet t’ua vëmë fajin ushqimeve të thata.

Mosngrënia e ushqimeve të shtëpisë

Studimet tregojnë se ushqimet e gatuara në shtëpi na mbrojnë nga obeziteti dhe mbipesha. Ngrënia e vakteve në shtëpi krijon mundësi jo vetëm për tu mësuar anëtarëve zakone të shëndetshme ngrënie, por krijon edhe një lidhje më të fortë mes tyre.

Viti i lindjes

Sipas të dhënave, ata persona që kanë lindur pas vitit 1942 janë më të rrezikuar për tu prekur nga obeziteti dhe mbipesha.

Muzika klasike në restorant

Një studim ka treguar se njerëzit konsumojnë më shumë ushqim apo kafe nëse në sfond ka një muzikë klasike.

Puna e natës

Njerëzit duhet të flenë natës dhe të ushqehen ditën. Mirëpo, ka disa profesione që duhet të punojnë edhe natën. Mirëpo kjo është e dëmshme për shëndetin, pasi prishja e ciklit fiziologjik ndikon shumë. Këshillohet që këta persona, për të shmangur obezitetin duhet të konsumojnë sa më pak ushqime gjatë natës.

Mungesa e gjumit

Është e vërtetuar shkencërisht se personat që nuk flenë normalisht kanë më shumë gjasa të shtojnë në peshë.

Ndotja e mjedisit

Ekspozimi në një mjedis të ndotur rrit rrezikun e obezitetit.

Kur shihni shumë televizor

Qëndrimi për më shumë se 2 orë para televizorit rrit me 22 për qind rrezikun ndaj obezitetit. Gjithashtu, edhe nëse flini me televizor ndezur jeni të rrezikuar.

Stresi, depresioni dhe ankthi

Femrat që vuajnë nga stresi janë më të pritura për të shtuar në peshë se ato që nuk kanë probleme të tilla. Më shumë se gjysma e njerëzve reagojnë ndaj stresit duke ngrënë, sidomos ushqime me yndyrna dhe sheqerna.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332