Dihet botërisht tashmë se pjesa më e madhe e njerëzve janë të zhytur plotësisht në rrjetet sociale. Facebook, Tëitter, Instagram, Snapchat, Tinder, Tumblr dhe shumë të tjera. Hap një nga këto aplikacione dhe humbet duke kontrolluar çdo gjë të mundshme, madje të del edhe fytyra e ishi-it aty, dhe kot thua pastaj “Si ka mundësi që nuk mund ta harroj”. Njerëzit kanë harruar të bëjnë gjërat më primare dhe tashmë e kanë mendjen se sa “like” mori foto e postuar apo edhe ku ka shkuar për të ngrënë drekë një person i njohur për ta. Nuk është shumë e vështirë të largohesh nga rrjetet sociale, por nuk duhet ta zgjasni më tepër këtë vendim. Intv.al ju sjell disa arsye se pse të çaktivizosh rrjetet sociale është gjëja më e mirë që mund të bësh për veten.
1-Kur ju harxhoni më shumë kohë duke kërkuar poshtë (duke bërë scroll në rrjete sociale) sesa duke kërkuar lart, po humbisni më shumë kohë sesa mendoni.
2-Kur ju stresoheni më shumë nëse foto juaj do të marrë mbi 200 like, sesa faturat që duhen paguar atëherë prioritetet e tua kanë marrë fund.
3-Kur kujdeseni më shumë për imazhin tuaj online(Pra se si dukeni në foto) se imazhin tuaj në jetën reale, ju thjesht po ndihmoni ndjekësit e tu, jo veten tuaj.
4-Kur jeni më shumë të shqetësuar për të postuar në rrjetet sociale diçka që po bëni në atë moment (si psh ushqimi, udhëtimi, festa në klub nate etj), sesa ta përjetoni live atë, atëherë ju nuk e shijoni plotësisht.
Mjafton ta provoni, të paktën fshijeni përkohësisht dhe jemi të sigurt se do të jeni më të lumtur. Qëndroni të fortë! Është thjeshtë një buton “delete”.