INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse u ndanë Kylie Jenner dhe Tyga [FOTO]

Ja pse u ndanë Kylie Jenner dhe Tyga [FOTO]

Publikuar më: 19:07 13-05-2016

Pas ndarjes së çiftit simpatik Kylie Jenner dhe Tyga, të cilët ishinin bashkë që nga viti 2014, nëpër media e portale të huaja qarkullojnë shumë thashetheme rreth arsyeve që kanë çuar që ata ti japin fund përfundimisht lidhjes së tyre.

Fillimisht TMZ, njoftoi se çifti është ndarë pas një zënke të shëmtuar që patën para eventit Met Gala, një arsye tjetër është fakti që ish-partnerja e Tyga-s, Blac Chyna, po pret një fëmijë nga vëllai i Kylie.

Por Kylie Jenner është shumë e suksesshme, shumë e re dhe shumë sexy që të jetë në një marrëdhënie dhe kjo është arsyeja kryesore se pse ajo u nda nga reperi Tyga.

Burime të ish çiftit, kanë thënë se Kylie së fundmi e ka kuptuar se dëshiron që të jetojë single dhe ta shijojë jetën si një 18 vjeçare multimilionere që është.

Kjo do të thotë se ajo po mendon të shëtisë nëpër botë, dhe një arsye tjetër se pse ajo është ndarë, është se nuk janë përputhur me Tygan, i cili është shumë i fokusuar në muzikën e tij, shkruan TMZ.

Article Logic
Execution time: 0.0037472248077393